INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Martoheshin të premten, të dielën e shoqëroi në varreza

Martoheshin të premten, të dielën e shoqëroi në varreza

Publikuar më: 11:16 06-12-2016

Ajo do të martohej të premten, por e shoqëroi në varreza të dashurin e saj të dielën. Ai i kishte shprehur dashurinë e tij dhe i kishte kërkuar dorën që të ishte dashuria e jetës së tij.

Dener Assuncao Braz ishte një nga 19 lojtarët e Chapecoenses që u vra në aksidentin e tmerrshëm në Kolumbi. Amanda Machado ishte e dashura e tij për shtatë vite.

“Kur dëgjova lajmin, zemra ime u ndal dhe bota ime u rrënua. Doja të vdisja bashkë me të, kam tentuar ta vrasë vetën. Unë nuk dua të jetojë pa të. Herën e fundit që ai më ka dërguar një mesazh, ishte para se ai të udhëtonte, por nuk e kam parë. Unë nuk kam pasur kohë as për t’i thënë lamtumirë, kjo është ajo që dhemb më shumë”, ka thënë Amanda.

Amanda e përjetuar shumë keq emocionalisht të shtunën, ku u sollën shumica e arkivoleve nga Kolumbia. Udhëtoi gjashtë orë me makinë edhe pse mund të udhëtonte me avion. Amanda tha se nuk mund të udhëtojë më me aeroplan pas asaj që ka ndodhur.

Ajo do të ishte gruaja e një lojtari me të ardhme në futbollin profesionist.

“Ai nuk donte kurrë të ishte hero, dëshironte të ishte i respektueshëm. Ishte në një pikë të lartë të karrierës. Goli i tij kundër Sao Paulos në fitoren 2-0 ishte shumë i bukur” .
Tragjedia më e rëndë që ka prekur të gjithë është ajo e Amandas që me futbollistin Dener do ta bënin dasmën e tyre të premten. Ajo tani ka një tatuazh në gishtin e martesës.
Amandan e mban në jetë fëmija dy-vjeçar që ka me Denerin, i quajtur Bernardo.

“Ai është imazhi i babait të tij, në çdo gjë është i njëjtë. Fizikisht, gjestet e tij, çdo gjë është si e babait të tij. Pra, një pjesë e vogël e tij ka mbetur. Unë do të bëjë gjithçka për të rritur atë duke e ditur se babai i tij ishte njeriu më i jashtëzakonshëm”, ka thënë në fund Amanda.

Article Logic
Execution time: 0.0036940574645996