Edhe pse bashkëjetojnë prej vitesh dhe kanë një djalë, gazetarja Fiori Dardha dhe bashkëshorti i saj Donard Hasani e kanë kurorëzuar dashurinë e tyre mbrëmjen e djeshme, duke organizuar ceremoninë e dasmës.
Të afërm dhe miq të çiftit kanë qenë të pranishëm në dasmë, por i ftuari më special ishte djali i tyre 5-vjeçar tashmë, Abeli. Një moment emocionues ishte kur Fiori ka hyrë në sallë dhe përpara saj djali i vogël i çiftit hidhte trëndafilat e bardhë në tokë.
Fiori dukej shumë e bukur e veshur me të bardha!