Një ditë shumë speciale ajo e djeshmja për gazetaren Dasara Karaiskaj dhe partnerin e saj italian, Damiano.
Ata kanë bërë ceremoninë e martesës ndoshta ndër më të veçantat që mund të keni parë ndonjëherë. Në një drekë pranë familjarëve, miqve dhe vajzës së tyre Klarisa.
Ndryshe nga ç’jemi mësuar të shohim dasma të tjera, Dasara ka zgjedhur që dita e saj speciale të jetë diçka e thjeshtë, me një vello në kokë, çizme, xhinse dhe bluzë me të cilat ngjan shumë e këndshme dhe e veçantë.