Moderatorja e njohur sportive e ‘Digitalb’, Vilma Masha ka kurorëzuar dashurinë e saj disa vjeçare ditën e sotme. Pamjet e para nga dasma i ka publikuar Ilda Bejleri, e cila ka nxjerrë një ‘InstaStory’ , ku duket Vilma që ecën në altar krah të atit.
Ceremonia që ajo ka zgjedhur të bëjë është shumë e thjeshtë dhe është vendosur në taracën e Bashkisë së Tiranës. Mendohet se pas celebrimit do të zhvillohet edhe festa mes miqve dhe familjarëve më të afërt, por gjithçka pritet të mbetet private.