INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Masa e arrestit për 'Babalen', reagon Rama: Duhet të paguajnë edhe autorët e pagatorët

Masa e arrestit për 'Babalen', reagon Rama: Duhet të paguajnë edhe autorët e pagatorët

Publikuar më: 15:18 06-10-2018

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas urdhrit të Prokurorisë duke u shprehur se autorë e pagatorë duhet të paguajnë deri në fund. Rama uron që arrestimi i aktorëve të Babale 1, të jetë fillimi dhe jo fundi i drejtësisë mbi një maskaradë të orkestruar, për të rrëzuar qeverinë.

“Uroj që arrestimi i aktorëve të Babale 1 të jetë fillimi, jo fundi i drejtësisë mbi një maskaradë të orkestruar për të llahtarisur dynjanë e rrëzuar qeverinë! Pas mjeranëve të paguar për t'u përgjuar, qëndrojnë autorë e pagatorë të këtij krimi që duhet të paguajnë deri në fund”, thuhet në reagimin e kryeministrit.

Article Logic
Execution time: 0.0036399364471436