INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Masa e policisë për protestën e opozitës

Masa e policisë për protestën e opozitës

Publikuar më: 15:01 12-05-2017

Ditën e nesërme në momentet që do të zhvillohet protesta e opozitës në terren do të jenë mbi 1 500 forca policore. Ata do të vendosen pranë zonës ku do të zhvillohet protesta në Bulevardin Dëshmorët e Kombit ndërsa pjesa tjetër pranë institucioneve të tjera qeveritare.
Tek godina e kryeministrisë pjesa më e madhe do të jenë femra dhe ato do të vendosen në rresht të parë.
FNSH dhe RENEA do të jetë në gatishmëri tek kryeministria, kurse në terren do ketë agjentë civil dhe snajpera të vendosur në lartësi të ndryshme.
Pritet që gjatë protestës së nesërme të ketë trafik të rënduar në të gjithë kryeqytetin, pasi marshimi do të zhvillohet përgjatë Bulevardit Dëshmorët e Kombit.

Article Logic
Execution time: 0.0039172172546387