INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Masa më drastike, që keni dëgjuar! Gjatë provimeve të maturës interneti bllokohet në të gjithë shtetin...

Masa më drastike, që keni dëgjuar! Gjatë provimeve të maturës interneti bllokohet në të gjithë shtetin...

Publikuar më: 14:24 22-06-2018

Masat e sigurisë në ditët që mbahen provimet e maturës në shumë shtete janë të forta. Po më e padëgjuara është ajo që po ndodh në Algjeri. Gjatë orëve të provimeve do fiket internetin në të gjithë vendin.

Ministrja e Arsimit ka sqaruar se kjo masë është marrë për të eliminuar mashtrimet, nxjerrjen e tezave dhe kopjet. Shërbimi i internetit do shkëputet jo vetëm nga celularët, por dhe nga telefonat fiks.
Kjo masë erdhi pas rrjedhjes së informacionit që u bë gjatë provimit në vitin 2016.
Ndërsa vitin e kaluar, autoritetet vendase i kërkuan ofruesve të shërbimit të internetit që të ndalonin qasjen e rrjeteve sociale, por përsëri kjo masë nuk ishte e mjaftueshme.
Ministrja e Arsimit, Nouria Benghabrit i tha gazetës algjeriane "Annahar" se Facebook-u masa këtë vit është më e fortë dhe do të bllokoheh interneti në të gjithë vendin gjatë gjithë periudhës së provimeve, të cilat nisin javën e ardhshme.

Article Logic
Execution time: 0.0028350353240967