INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Masa për sezonin turistik, bllokohen 17 mjete lundruese [VIDEO]

Masa për sezonin turistik, bllokohen 17 mjete lundruese [VIDEO]

Publikuar më: 10:00 18-06-2018

Në kuadër të masave të marra nga ana e Policisë së Shtetit për rritjen e sigurisë së pushuesve gjatë sezonit turistik veror 2018, gjatë muajit Qershor janë bllokuar dhe ndëshkuar me masa administrative nga

Policia Kufitare nga Shëngjini deri në Sarandë 17 mjete lundruese, nga të cilat, një gomone dhe 16 motorë uji, pasi kanë rezultuar pa dokumentacion përkatës.

Shërbimet e Policisë Kufitare, të Delta Forcë, FNSH, të Policisë Rrugore, Shqiponjat dhe Patrullat e Përgjithshme kanë nisur shërbimin në të gjithë vijën bregdetare për parandalimin e ngjarjeve kriminale si dhe për t’iu ardhur në ndihmë pushuesve në rast

Shërbimet e policisë janë të alternuara nga toka dhe nga deti, ku mjetet lundruese të Delta Force dhe Policisë Kufitare kontrollojnë mjetet lundruese si dhe motorët e ujit për dokumentacionin përkatës që duhet të kenë për të dalë në det.

Ndërkohë përgjatë vijës bregdetare nga toka, punonjës policie me biçikleta patrullojnë në zonat ku pushuesit kanë filluar plazhin.

Policia Rrugore e mbështetur nga Shqiponjat dhe Patrullat e Përgjithshme, por edhe nga FNSH apo Delta Force, janë të shtrira në të gjitha akset në shërbim të pandërprerë me qëllim krijimin e lehtësive në qarkullimin e mjeteve.

Article Logic
Execution time: 0.0034768581390381