INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Masa për të dyshuarin për vrasjen e Gaz Çollakut: Shtraza lihet në burg!

Masa për të dyshuarin për vrasjen e Gaz Çollakut: Shtraza lihet në burg!

Publikuar më: 14:14 31-01-2016

Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë masën për të dyshuarin e vrasjes së Gazmend Çollakut, të kryer në 6 janar. Denis Shtraza lihet në burg! Por Shtraza nuk ka pranuar të flasë dhe gjykata i ka vendosur për mbrojtje një prej avokatëve të shtetit, pasi ai nuk ka një tillë. 

Sipas policisë, vrasja është kryer në bashkëpunim me ish–oficerin e policisë, Ervin Dalipaj. Prokuroria bëri me dije se në makinën e Dalipajt, që u ndalua natën e vrasjes së Çollakut ku ish –oficeri i policisë gjendej bashkë me Denis Shtrazën, u gjetën gjurmë gjaku, të njëjta me ato, që u gjetën në duart e Çollakut. Ekspertiza ka provuar se gjaku nuk është i viktimës Çollaku, por nuk është provuar ende nëse është i njërit prej dy të akuzuarve. Denis Shtraza u kap të premten duke tentuar të ikte nga Shqipëria, ndërsa Dalipaj është në arrati.

Article Logic
Execution time: 0.0035219192504883