INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Masa të reja! Si do përfitohet bashkimi familjar në vendet e BE...

Masa të reja! Si do përfitohet bashkimi familjar në vendet e BE...

Publikuar më: 09:38 13-04-2018

Gjykata Europiane e Drejtësisë, merr vendime të reja për bashkimin familjar të emigrantëve, ku bëjnë pjesë dhe ata shqiptarë. 

Sipas vendimit refugjatët e mitur të pashoqëruar, të cilët në procesin për azil mbushin moshën madhore e ruajnë të drejtën e bashkimit familjar. Sipas DW, kjo masë do të prekë mijra të miturve të pashoqëruar, të cilët kanë kërkuan azil në BE.

Detajet e vendimit:
– Refugjatët e rinj, që kanë aplikuar për azil në BE kur ishin ende në moshë minore, por që mbushin moshën 18 vjeç përpara se të marrin azil, e ruajnë të drejtën e bashkimit familjar.
– Ata duhet të plotësojnë një aplikim për ribashkim jo më vonë se tri muaj pasi të jetë regjistruar kërkesa e tyre për azil.
– Refugjatët që hyjnë në këtë kategori do të shihen si “të mitur” edhe po të jenë 18 vjeç.
– Gjykata vendosi që për të drejtën e refugjatëve të rinj për t’u ribashkuar me familjet e tyre nuk “kanë fuqi të vendosin shtetet anëtare”, po masa vlen për të gjitha shtetet.

 

Article Logic
Execution time: 0.0037620067596436