Pas disa ditësh, këngëtari Ed Sheeran do të mbajë koncerte nëpër të gjithë Irlandën.
Këngëtari i ‘Shape Of You’ i ka të gjitha datat e muajit maj, të zëna. Por këtë herë fansave të tij i'u është vënë një kusht. Organizatorët i'u kanë bërë thirrje atyre se duhet të kenë patjetër me vete Kartë identiteti (ID) nëse duan të shohin koncertin.
Nëse ata nuk e kanë këtë kartë, do të largohen dhe promotorët e koncerteve janë shprehur se bileta rishitëse nuk do të pranohet. Gjithashtu fansat irlandezë janë paralajmëruar që të mos marrin me vete çanta të mëdha dhe nëse do të marrin qese, ajo duhet të jetë më e vogël se madhësia A4.