INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Masakër, burri dhunon gruan dhe plagoset rëndë nga kunatin

Masakër, burri dhunon gruan dhe plagoset rëndë nga kunatin

Publikuar më: 14:52 30-08-2017

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vlorë, ku një burrë ka dhunuar bashkëshorten e tij, por më pas ka ndërhyrë kunati që e ka qëlluar me sëpatë në kokë e trup, duke e lënë të plagosur rëndë.
Më pas policia e Vlorës ka arrestuar në flagrancë Maksim Sadikaj, 42 vjeç. Gjithashtu nga hetimi i policisë ka rezultuar se gjatë konfliktit midis bashkëshortëve ka ndërhyrë edhe Dashnor Begaj, (i vëllai i gruas me inicialet M. Sadikaj), duke e goditur kunatin e tij me sëpatë, i cili është rëndë në spital por për momentin jashtë rrezikut për jetën.
Në momentin kur policia ka shkuar në vendngjarje Dashnor Begaj ishte larguar, por pas kontrolleve të ushtruara dhe prej reagimit në kohë të shërbimeve policore është bërë e mundur kapja dhe ndalimi i tij.
Materialet janë referuar në Prokurori për veprën penale ‘Dhuna në familje’, dhe ‘Plagosje e rëndë me dashje’.

Article Logic
Execution time: 0.0037631988525391