“Luftë” në Elbasan. Plot 65 plumba janë derdhur në drejtim të një lokal në zonën periferike të Krastës në Elbasan, ku mbetën të vrarë 3 persona dhe 8 të tjerë u plagosën.
Masakra ndodhi rreth orës 20:00 të ditës mërkurë, kur persona ende të paidentifikuar kanë hapur zjarr me kallashnikov në drejtim të lokalit në pronësi të familjes së Çapajve.
Të vrarët në masakër
1- Agron Capja
2-Ardit Sinakoli
3- Eno Bedalli
Në vendngjarje ka mërritur policia e Elbasanit. Por vetëm pak çaste më vonë në ndihmë të policisë së Elbasanit janë nisur forcat speciale RENEA, FNSH e Tiranës , FNSH e Fierit. Janë angazhuar forcat policore të komisariateve Lushnje, Fier, Berat, Durrës.Eshtë krijuar perimetri rrethues ku janë bllokuar të gjitha pikat hyrëse e dalëse me Elbasanin. Nga hetimet paraprake të policisë, dyshohet se ngjarja ka ndodhur për hakmarrje për ngjarje te ndodhura më parë.
Edhe gjëndja e të plagusurve është kritike, e për pasojë 6 persona janë transportuar me helikopter drejt Spitalit të Traumës në kryeqytet. Por, sipas drejtorit të këtij spitali, Gjovalin Bushi, më e rënduar paraqitet gjendja e 3 prej tyre.
Policia ka vijuar gjatë gjithë natës punën për kapjen e autorëve të vrasjes së 3-fishtë që ndodhi mbrëmjen e kaluar në Elbasan. RENEA dhe FNSH kanë ushtruar kontroll në dhjetëra banesa në Elbasan, Peqin, Cërrik, Gramsh dhe Librazhd dhe ka shoqëruar në komisariat 46 persona për verifikim. Janë kontrolluar gjithashtu mjete me të cilat dyshoheshin se mund të lëviznin autorët dhe janë kontrolluar mbi 150 garazhe makinash në hyrje pallatesh. Policia ka gjetur në vendin e ngjarjes dy armë automatike kallashnikov dhe 65 gëzhoja.
Paraprakisht dyshohet se krimi ka ndodhur për hakmarrje lidhur me ngjarje të së shkuarës, pasi familja Çapja nuk është e panjohur për Policinë e Shtetit.