INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Masakra e Çoles, Gjykata e Lartë lë në fuqi vendimin e Apelit

Masakra e Çoles, Gjykata e Lartë lë në fuqi vendimin e Apelit

Publikuar më: 12:43 23-02-2017

Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Apelit të Vlorës për masakrën e Çoles, duke dënuar me 35 vite burg Bertil Aliaj, Ani Begaj dhe Aleksandër Llanaj, autorët e masakrës së ndodhur në lagjen Çole të Vlorës, dy vite më parë.

Gjykata ka rrëzuar kështu kërkesën e prokurorit Artur Selmani, i cili kërkoi pushimin e akuzave nga vrasje me dashje në vrasje në kushtet e mbrojtjes.

Më herët, Kryeprokurori Adriatik Llalla e pezulloi Selamin nga detyra e prokurorit, pranë Prokurorisë së Përgjithshme, sëbashku me Drejtoren e Drejtorisë Gjyqësore, pasi dyshohen se kanë konsumuar veprën penale të korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës.

Dy ditë më parë familjarët e viktimave i dërguan një letër Presidentit të Republikës, Bujar Nishani ku u shprehën se procesi gjyqësor i zhvilluar në Gjykatën e Lartë ndaj autorëve të dyshuar të familjarëve të tyre ishte i korruptuar.

Letra i është dërguar Nishanit nga familjarët e viktimave Haki dhe Ardi Velaj, të cilët shprehen se fëmijët e tyre po i vrasin për të dytën herë.

Në Prill të vitit 2015 në një lokal në lagjen Çole pas një konflikti të armatosur u vranë Haki Rakipi, Alfred Velaj dhe Albi Lima.

Për këtë ngjarje u arrestuan Aleksandër Llanaj, i cili u dënua me burgim të përjetshëm.

Ndërsa Bertil Aliaj dhe Ani Begajn u dënuan me 35 vjet.

Article Logic
Execution time: 0.0036790370941162