INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Masakra e Dajçit. Gjykata dënon me burgim të përjetshëm autorin

Masakra e Dajçit. Gjykata dënon me burgim të përjetshëm autorin

Publikuar më: 14:01 16-05-2018

Gjykata e Shkodrës dënoi me burg të përjetshëm Miklovan Parubin, autorin e  masakrës të ndodhur në vitin 2016 në fshatin Dajç të Shkodrës. Parubi hapi zjarr në një lokal duke vrarë dy persona ndërsa të plagosur mbetën e 4 të tjerë. Ngjarja e rëndë ndodhi për shkak të një loje pokeri.  Miklovan Parubi 33-vjeçar në atë kohë ka qenë duke luajtur poker kur është konfliktuar me shokët. Ai u largua nga lokali dhe më pas u kthye me një automatik në dorë dhe hapi zjarr në lokalin ku gjendeshin 10 persona. Nga të shtënat mbetën të vdekur pronari i lokalit, Arjet Saiti, 42 vjeç dhe Gacalin Kopshti, 30 vjeç. Të plagosur mbetën Aleks Prendi, Vinçens Kopshti,  Ndok Marku si dhe Kitas Molla. Pak orë pas ngjarjes, policia vuri në pranga 33-vjeçarin Miklovan Parubi.

Article Logic
Execution time: 0.0034940242767334