INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Masakra në Lushnje, flet babai i një prej viktimave: Policia dhe Prokuroria po ndihmojnë autorët të ikin nga Shqipëria

Masakra në Lushnje, flet babai i një prej viktimave: Policia dhe Prokuroria po ndihmojnë autorët të ikin nga Shqipëria

Publikuar më: 18:25 06-11-2017

Qyteti i Lushnjes u trondit para disa javësh, pas një atentati ku mbetën të vrarë dy të rinj, mes tyre dhe i ndjeri Fatos Latifi. Babai i këtij të fundit, ende se ka kaluar dhimbjen nga vdekja e djalit të tij dhe ka bërë sot një deklaratë për mediat ndërsa i bënë thirrje shtetit që të zbardhë ngjarjen.
Familja Latifi pohon se në asnjë rast nuk kanë menduar apo diskutuar që të bëjnë drejtësi përmes hakmarrjes, ndërsa gjithçka ja kanë lënë në dorë shtetit. Ai është shprehur gjithashtu se Policia dhe Prokuroria e Lushnjes është bërë një me krimin dhe po ndihmon autorin të largohet nga Shqipëria.

REAGIMI I FAMILJES LATIFIT

Une babai i Zamir Latifit, Fatos Latifi bashke me familjen time deklaroj se nuk kam menduar apo diskutuar ndonje moment per hakmarrje. Une e kam lene cdo gje ne dore te shtetit duke menduar se shteti dhe ligji do te me ndihmojne per ate cka ndodhi dhe se do vendosin drejtesi. Policia dhe prokuroria e Lushnjes eshte bere nje me krimin. U bene kaq dite dhe as policia dhe as prokuroria nuk eshte marr me hallin qe kemi ne, por perkundrazi po ndihmon autoret e krimit qe te largohen nga Shqiperia. Atentatoret kerkojne ti heqin familjaret e tyre nga Shqiperia qe te jene te lire, te veprojne perseri. Kam kerkuar takim me zotin Rama dhe nuk mora pergjigje, njekohesisht kerkova dhe takim me ministrin e brendshem zotin Xhafa por nuk ma afruan kete mundesi. Ne keto kushte u bej apel nepermjet medias qe te vendosin drejtesi per masakren qe u kushtoi jeten dy djemeve te rinj ne qytetin e Lushnjes dhe te parandalojne humbjen e jeteve te tjera te pafajshme.

 

Article Logic
Execution time: 0.0035550594329834