INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Masakra në Selenicë/ Avokati braktis Ritvan Zykajn, ja kur do të zhvillohet seanca e radhës

Masakra në Selenicë/ Avokati braktis Ritvan Zykajn, ja kur do të zhvillohet seanca e radhës

Publikuar më: 14:54 16-04-2019

Autori i masakrës së Selenicës, Ritvan Zykaj ka dalë ditën e sotme përpara trupës gjykuese.
Në nisje të seancës, u kërkua shtyrja e saj për shkak të mosparaqitjes së avokatit mbrojtës.

Ritvan Zykës, trupa gjykuese ka arritur ti shkëpusë vetëm një "po" teksa u pyet nëse dëshironte shtyrjen e seancës për shkak të mosparaqitjes së avokatit.

Por gjykata ka vendosur ta zëvendësojë mbrojtjen kryesisht duke qenë se dhe seanca e radhes së kaluar u shty për të njëjtën arsye.

Seanca e radhës gjyqësore u caktua me 7 maj.

Prokurori i çështjes Saimir Smaka ka kërkuar burgim të përjetshëm për 24 vjeçarin, i cili mbrohet nga avokat kryesisht i caktuar nga shteti.

Article Logic
Execution time: 0.0035550594329834