INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Masakra në Selenicë, vrasësi filmoi viktimat pas ekzekutimit, videon ia dërgoi të afërmit

Masakra në Selenicë, vrasësi filmoi viktimat pas ekzekutimit, videon ia dërgoi të afërmit

Publikuar më: 11:02 12-08-2018

Të tjera detaje tronditëse vijnë nga ngjarja e rëndë në Selenicë të Vlorës ku 24-vjeçari Ritvan Zykaj ekzekutoi me armë 8 kushërinjtë e tij.

Mësohet se pas krimit makabër vrasësi ka filmuar me celular masakrën që kish kryer.

Pikërisht në videon e autorit policia ka gjetur video të viktimave pas vrasjes. Plot 18 plumba ka shkrepur 24-vjeçari kundrejt tyre duke lënë të vdekur mes 8 viktimave edhe dy të mitur motër e vëlla.

Mësohet se videon e masakrës autori ia ka dërguar një të afërmi në Messenger-in e Facebook.

Kujtojmë se gjatë kohës që ishte i arratisur ai i kthente përgjigje komentuesve në rrjetin social facebook ku shfaqej i ftohtë dhe ironik, sikundër edhe në momentin e arrestimit ku pranoi edhe krimin makabër.

Aktualisht grupi hetimor ka sekuestruar celularin e Ritvan Zykajt nga ku rezulton video e plotë e masakrës dhe komunikimet e fundit që ai ka bërë me të njohur dhe postimet në rrjetin social Facebook.

Ndërsa mësohet se familja e autorit është marrë në mbrojtje nga policia.

Article Logic
Execution time: 0.0036649703979492