INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Masakrat e Parisit, arrestohet i kërkuari i fundit

Masakrat e Parisit, arrestohet i kërkuari i fundit

Publikuar më: 18:05 08-04-2016

Autoritetet belge kanë arrestuar personin e fundit që kërkohej për masakrën e Parisit.

Mohamed Abrini ndodhej në listën e personave më të kërkuar në Evropë, pasi ishte identifikuar teksa udhëtonte së bashku me Salah Abdeslamin 11 nëntorin e kaluar, dy ditë para atentateve terroriste në kryeqytetin francez.

31-vjeçari, me kombësi marokene dhe shtetësi franceze, ishte i kërkuari i fundit i masakrës, që arriti t’i shpëtonte policisë. Ai ishte kthyer në një njeri i pakapshëm pasi shfaqej kudo, nga Siria në Paris, Bruksel e më pas zhdukej sërish.

Ndërkohë, pas disa javësh do të ekstradohet nga Belgjika në Francë, i dyshuari i vetëm i mbijetuar nga sulmet e Parisit, Salah Abdeslam. Ekstradimi i tij pritet të jetë i rrezikshëm, ndaj autoritet belge dhe ato franceze po mbajnë sekret detajet e tij.

Në sulmet terroriste të Parisit humbën jetën 130 vetë dhe u plagosën qindra të tjerë.

Article Logic
Execution time: 0.0039219856262207