INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Masakrimi i qenit me sëpatë, reagon Tahiri: Një rracë e re dhunuesish po rritet, Parlamenti nuk dëgjon

Masakrimi i qenit me sëpatë, reagon Tahiri: Një rracë e re dhunuesish po rritet, Parlamenti nuk dëgjon

Publikuar më: 17:34 04-10-2017

Video e tmerrshme e një djali që rrihte deri në ngordhje një qen bëri xhiron e rrjetit dhe në rrjetet sociale ka patur shumë reagime të ashpra. E këtyre reagimeve i është bashkuar edhe ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri.

Ai publikuar një status në “Facebook” me anë të të cilit dënon videon e publikuar në rrjetet sociale dhe i ka bërë edhe një herë thirrje parlamentit për projektligjin në lidhje me mbrojtjen e kafshëve, projektligj ky i propozuar nëj vit më parë nga ai në Parlamentu, por sipas tij, asgjë s’ka ndryshuar. 

STATUSI I PLOTË

Nje rrace e re dhunuesish po rritet. Sot me nje qen, neser me nje shok a familjar, e keshtu pa mbarim.

Thuajse 1 vit me pare propozova nje p/ligj per mbrojtjen e kafsheve nga dhuna, por PARLAMENTI NUK DEGJON.

Me mbetet ta risjell perseri ne vemendje, me shpresen se te gjithe ata qe nga kjo e sotmja jane neveritur e frikesohen nga e ardhmja, te gjejne kohe te behen bashke e te detyrojne parlamentin te marre ne shqyrtim e te miratoje nje ligj per te ndalur perfundimisht masakren ndaj kafsheve.

Article Logic
Execution time: 0.0032219886779785