Dhjetë fëmijë të vegjël janë rrëmbyer dhe vrarë në Tanzaninë jugore dhe organet e tyre janë hequr për t’u përdorur në ‘ritualet e magjisë’.
Lajmi i tmerrshëm është konfirmuar nga zyrtarët në Tanzani, të cilët kanë bërë të ditur se viktimat janë të moshës midis 2 dhe 10 vjeç.
Ata u rrembyen nga shtëpitë e tyre në fillim të muajit janar. Ata u gjetën me disa pjesë të trupit të hequra, duke përfshirë veshët, gjuhën, dhëmbët dhe organet gjenitale.
“Këto vrasje janë të lidhura me praktikat e magjisë, sepse ka një tendencë për krime të tilla, ku herbalistët u kërkojnë njerëzve të marrin këto pjesë njerëzore për ritualet e tyre”, u shprehen zyrtarët për CNN.