INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Masakrohet një shqiptar në Itali

Masakrohet një shqiptar në Itali

Publikuar më: 09:14 04-07-2016

Një i ri shqiptar pas një sherri në një lokal në mesnatë në Milano është masakruar me thika. 18-vjeçari si rezultat i sulmi ka mbetur i plagosur rëndë dhe ma marrë plagë në shumë pjesë të trupit, në bark, kraharor dhe në shpinë. Sipas mediave italiane ka ndodhur në tramin numër 15 të Milanos pranë vendit të njohur si “Porta Lodovica”. Nga hetimet e para rezulton se i riu shqiptar është plagosur pas grindjes që kishte nisur më parë në një bar me disa të rinj, të cilët e kanë ndjekur duke e qëlluar me thikë në tram. I riu shqiptar pas ngjarjes është transportuar në spital në gjendje të rëndë. Policia italiane ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes. Në të njëjtin vend pranë lokalit, pak minuta para se të sulmohej shqiptari është plagosur një tjetër i ri nga Amerika e Jugut pas përplasjes së dy bandave

Article Logic
Execution time: 0.0021748542785645