Detaje të tjera shokuese kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e dyfishtë të ndodhur para dy ditësh në Ballsh.
Gazmend Musta pasditen e 2 janarit 2019 vrau në sy të fëmijëve, 7 dhe 3 vjeç bashkëshorten e tij Gentjana Çaushaj dhe të motrën e kësaj të fundit, Milisa, 18 vjeçe.
32 vjeçari i ka qëlluar me thikë buke disa herë dy gratë në dhomën e ndenjes dhe pas krimit ka marrë fëmijët dhe është dorëzuar në stacionin policor. Aty ka hedhur thikën në tokë dhe u ka kërkuar policëve që të kujdeseshin për fëmijët.
Ekspertiza mjeko ligjore zbulon se secila prej grave ka më shumë se 10 plagë në trupat e tyre.
Nga këqyrja në morgun e Spitalit Rajonal Fier, tek kufoma e Gentjana Çaushaj u vërejtën:
-plagë shpuese në gjoks
-dy plagë shpuese në gjirin e majtë
-një plagë tjetër në nivelin e sqetullës së majtë
-një plagë shpuese në krah të majtë
-dy plagë prerëse shpuese në parakrah të majtë
-dy plagë shpuese në pjesën e poshtme të barkut në të majtë
-dy plagë shpuese në kurriz
-një plagë në krah të djathtë në nivel të shpatullës.
Tek kufoma e Milisa Çaushaj (18 vjeçe) u vërejtën:
-dy pagë shpuese sipër gjoksit në nivelin e gropës së fytit, të tilla që depërtojnë deri në brendësi të zgavrës së gjoksit
-një plagë me prerje të dërrasës së kraharorit
-dy plagë në gjirin e majtë
-një plagë tjetër në nivelin e sqetullës së majtë
-një plagë tjetër në gjirin e majtë
-një plagë në parakrah të majtë
-një plagë tjetër në krah të majtë
-plagë në pjesën e sipërme të krahut të majtë
-dy plagë në 1/3 e poshtme të krahut të djathtë
-një plagë shpuese në bërrylin e djathtë
-dy plagë në 1/3 e kofshës së majtë
-plagë tjetër në pjesën anësore të kofshës së majtë
-plagë në kërcirin e këmbës së majtë
-plagë në kurriz midis shpatullave
-plagë në ijen e majtë.
I arrestuari Gazmend Musta deklaroi se i vrau të dyja me thikë kuzhine, pasi nuk duroi kundërshtimin që i bëri bashkëshortja e tij. Ai u arrestua nga policia në Ballsh në orën 21'' të datën 02.01.2019.
32-vjecari pretendon se shkak për goditjen me thikë që i bëri bashkëshortes dhe kunatës kanë qenë ofendimet e Gentianës ndaj tij të cilat nuk i duroi dhe pas kësaj nuk diti se cfarë bëri" thuhet në dokumentin e prokurorisë.
Gazmend Musta doli sot para gjykatës së krimeve të Rënda ku mori masën e sigurisë "Arrest me burg"