INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Masakroi në pyll një fëmijë 10 vjeçar. Rrëfimi i 50 vjeçares 13 vite më vonë

Masakroi në pyll një fëmijë 10 vjeçar. Rrëfimi i 50 vjeçares 13 vite më vonë

Publikuar më: 10:20 27-03-2017

Në vitin 2004 vrasja makabre e një fëmijë vetëm 10 vjeç shkoi jo vetëm fshatin ku banonte por mbarë opinionin publik. Një grua 7 muajshe shtatëzanë masakroi me sëpatë një djalë 10 vjeç në pyll. Por 13 vite pas kësaj ngjarje të rëndë Ardiana Deda, autore e këtij krimi makabër jep prononcim e parë rreth kësaj ngjarje. Në atë kohë Ardiana ishte martuar në fshatin Tarazh të Mirditës dhe kishte dy fëmijë të mitur dhe të tretin priste ta lindte pas dy muajsh. Ishte e veshur në të zeza, pasi 3 vite përpara aktit makabër të saj, i ishte vrarë vëllai i saj dhe djali i xhaxhait. Dyshimet e Ardianës shkuan tek të afërmit e bashkëshortit të saj, e më konkretisht babait të djalit 10 vjeçar që u masakrua me sëpatë me pa të drejtë. Edhe pse 7 muajshe shtatzënë, ajo në gjakftohtësi e sipër, i merr jetën një fëmije dhjetëvjeçar. Krimi u zbulua shumë shpejt. Ardiana, e cila e kishte planifikuar dhe më pas kryer, vendosi të vetëdorëzohej, duke menduar se në këtë mënyrë ajo do të përfitonte. Sot Adriana ka vuajtur rreth 13 vite burg, e ka humbur pothuaj gjithçka, bashkëshortin, fëmijët, të cilët nuk i ka takuar që prej vitit 2004, kohë kur ajo masakroi në pyll një fëmijë të pafajshëm vetëm 10 vjeç.
Në vitin 2004, pak kohë pasi ra në pranga, ajo solli në jetë djalin e saj të tretë. Por që nga ajo ditë, kur për herë të parë dëgjoi të qarat e tij në spital, Deda nuk e ka parë më. Bashkëshorti dhe familjarët e tij e morën fëmijën dhe prej 13 vitesh, sipas Dedës, ai ndodhet në Greqi.
Ardiana Deda:
“Po, e pranoj që në vitin 2004 unë kam vrarë një fëmijë 10 –vjeçar. Për këtë jam dënuar me 17 vite e tre muaj burg. Kam rrëfyer para gjykatës gjithë historinë dhe sot kur kanë kaluar më shumë se 13 vite, ndihem keq. Megjithatë historia e familjes sime është shumë e rëndë dhe jeta ime po ashtu. Deri sa ka ndodhur ai krim unë kam vuajtur. U bëra vrasëse në tre vjetorin e vrasjës së vëllait tim. Jam këtu, pasi shteti im nuk veproi për të arrestuar autorët e vrasjes së vëllait dhe kushëririt tim. Po të kishte reaguar polica, unë sot do isha e bashkuar me familjen.
Ditën kur ndodhi vrasja unë isha në pyll duke ruajtur bagëtinë. Me vete kisha dhe fëmijët e mi. Aty vjen edhe fëmija e kushëririt të ish - burrit tim. Nuk e kisha menduar më parë veprimin që bëra. Ishte diçka e momentit. As vet nuk e di se si ndodhi, por ndjenja e hakmarrjes për vëllain tim ishte shumë e madhe. Dua të them se nuk kam dashur të vras fëmijën. Tani kur e mendoj them se ka qenë aksident. Unë isha duke prerë dru në pyll në atë moment, kur ai kalon aty. Pa dashur e qëlloi me sëpatë në kokë. Pas këtij veprimi u vetëdorëzova. Kaq ishte momenti i krimit.
Pak kohë pasi u arrestova linda në burg djalin e tretë. E pashë vetëm në momentin kur lindi, pasi më pas ish-bashkëshorti me familjen e tij e morën. Që prej viti 2004, kur edhe e solla në jetë, unë nuk e kam parë me sy djalin tim, tashmë 13 vjeç. Kam mësuar se ndodhet në Greqi”.

Article Logic
Execution time: 0.0037121772766113