Dy shqiptarë po hetohen për vrasjen e një shtetase marokene, në Itali. Krimi makabër ka ndodhur para pak ditësh.46-vjeçarja Kadjia Bencheikh është gjetur e masakruar copa copa më 30 dhjetor në një ullishte afër Venetos. Shtetasit shqiptarë u ndaluan ditën e sotme nga policia italiane. Sipas të dhënave, gruaja marokene kishte njohje me dy shqiptarët pasi edhe bashkëjetuesi i saj ishte shqiptar.