INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Masakruan klientin me shkop për një femër, prangoset bashkëpunëtori i pronarit të tallavasë

Masakruan klientin me shkop për një femër, prangoset bashkëpunëtori i pronarit të tallavasë

Publikuar më: 17:21 25-02-2017

Edhe pse kanë kaluar 6 muaj nga ngjarja e ndodhur në një lokal tallavaje në fshatin Dishnicë të Korçës, policia ka zbardhur fakte të reja.

Më 29 gusht të 2016, një i ri që u masakrua dhe u tërhoq zvarrë nga pronari i lokalit, pasi një sherri banal.

Ditën e sotme policia ka bërë të mundur ndalimin e bashkëautorit të dytë në këtë ngjarje, i cili akuzohet për “Plagosja e rëndë me dashje, me pasojë vdekje”.

“Specialistët e Seksionit për Krimet e Rënda, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit në kërkim: Llazar Dine, 35 vjeç, banues në fshatin Dërsnik-Korçë.

Në vijim të hetimeve dhe dokumentimit me prova ligjore të kësaj ngjarje, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, me vendim penal nr 57 të datës 22.02.2017, ka caktuar për këtë shtetas masën e sigurisë: “Arrest në burg”, për veprën penale: “Plagosja e rëndë me dashje, me pasojë vdekje” parashikuar nga neni 88/2 i Kodit Penal.

Sqarojmë se shtetasi i mësipërm, rezulton bashkëautor me pronarin e lokalit shtetasin Olsi Zyber, i cili u arrestua nga Policia menjëherë pasi ka ndodhur ngjarja. Të dy këta shtetas, janë konfliktuar për motive të dobëta me 23 vjeçarin M.O, i cili si pasojë e plagëve të marra, ka gjetur vdekjen në Spitalin e Traumës në Tiranë’, thuhet në njoftimin e policisë.

SI NDODHI NGJARJA

Më 29 gusht të 2016, 23-vjeçari Marsel Osmani nga fshati Dishnicë u dhunua barbarisht nga pronari i një lokali me muzikë tallava në Korçë, Olsi Zyberi. Ky i fundit e ka rrahur barbarisht të riun me shkop, duke e qëlluar me thikë pas koke dhe më e ka lidhur pas makinës duke e tërhequr zvarrë dhe e hodhi në kanal.

Marsel Osmani, sipas policisë kishte shkuar në lokalin e Olsi Zyberit, ndërsa pas një debati për motive të dobëta është rrahur barbarisht me hekur dhe me dru, dhe më pas është tërhequr zvarrë dhe është hedhur në një kanal.

Ngjarja ka ndodhur pas një konflikti për motive banale mes të riut dhe Zyberit. Burime thonë se 23-vjeçari është konfliktuar me pronarin lokalit, shtetasin Olsi Zyberi.

23-vjeçari është gjetur nga të afërmit e tij në kanal dhe është transportuar në gjendje kritike në Spitalin e Traumës, por ai nuk ka mundur t’u shpëtojë plagëve të marra.

Ndërkaq, Policia e Korçës ka arrestuar që ditën e ngjarjes autorin Olsi Zyberi, ndërsa materialet në ngarkim të tij i kanë kaluar Prokurorisë së rrethit.

Shkak i konfliktit është bërë një grindje banale ku personat edhe nën efektin e pijeve alkoolike janë konfliktuar me njëri-tjetrin duke përdorur edhe sendet e forta.

Për ngjarjen u morën në pyetje edhe të tjerë persona që ndodheshin në lokal, pasi dyshohet se edhe ata mund të ishin të përfshirë në sherr. Motivet e ngjarjes mendohet të jenë për shkak të konsumit të alkoolit, por nuk përjashtohet edhe dyshimi që shkak të ketë qenë ndonjë femër.

Ky nuk është rasti i parë që në të njëjtin lokal tallavaje në Dishnicë të ndodhin sherre e përplasje për motive banale ndërmjet klientëve të ndryshëm.

Article Logic
Execution time: 0.0034770965576172