INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Masakruan me mjete të forta të riun, arrestohen dy persona [VIDEO]

Masakruan me mjete të forta të riun, arrestohen dy persona [VIDEO]

Publikuar më: 15:22 03-07-2016

Arrestohen dy persona për ngjarjen e tmerrshme në Shëngjin ku dy persona masakruan me levë duke e dëmtuar rëndë një të ri.

Dy autorët e arrestuar janë janë Vilson Haxhiu, 36 vjeç dhe Arjan Haxhiu 33 vjeç. Policia thotë se konflikti ka ndodhur për motive të dobëta. Sipas policisë, këta 2 shtetas në bashkëpunim me njëri-­tjetrin, në kohën që shtetasi G.B. po shkonte në banesë me mjetin e tij, i kanë dalë perpara. Shtetasi Arjan Haxhiu me një mjet të fortë i ka dëmtuar automjetin duke i thyer xhamat si dhe e ka goditur në kyçin e dores së majtë duke i shkaktuar dëmtime e frakturë kurse shtetasi. Vilson Haxhiu e ka kërcënuar me jetë qe të mos lëvizte me një armë zjarri.

Video u publikua nga JOQ. Në mes të rrugës, dy persona kanë shtrirë në rrugë një tjetër dhe e godasin me gjithë forcën e tyre me dru.

I riu nuk reagon fare pas goditjeve të tmerrshme të marra në këmbë ndërsa askush nuk ndërhyn për t’i dhënë fund barbarisë.

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.0035178661346436