Hoteli ku po qëndron ekipi i Izraelit vazhdon të ruhet ende nga personeli i policisë së shtetit i armatosur rëndë.
Mossad i ka detyruar futbollistët që të mos zbresin as në hollin e hotelit.
Kështu që paraditen e sotme izraelitët janë shtrënguar të kryejnë ushtrime në katin e 23 të ndërtesës ku janë akomoduar.
Kjo foto e publikuar nga federata izraelite e futollit mban diçiturën: Ekipi kombëtar i Izraelit. Kjo është stërvitja e mbajtur me lart se asnjëherë tjetër. Kati 23, Tirana, me një pamje mahnitëse dhe shi.