Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka dalë sot në një deklaratë për mediat, ku ka sqaruar se si do të zbatohet kufizimi i pjesshëm në vendin tonë për shkak të koronavirusit.
Manastirliu deklaroi se të gjithë ata persona që do të lëvizin pas orës 22:00 deri në orën 6:00 të mëngjesit për çështje pune, duhet të pajisjen me autorizim përmes shërbimit E-Albania.
‘Një nga konkluzionet ku kanë mbërritur është se baret, restorantet, lokalet e orëve të vona janë burimet më të mëdha të infeksioneve. Aktivitetet në këtë kohë, bëhen më të prirur për këto infeksione.
Grupmoshat e të rinjve, më pas edhe nga statistikat, janë ata që shkaktarë të përhapjes së virusit. Në këto mjedise ulet vigjilenca, në ambientet e brendshme maska nuk mbahet. Nuk respektohen protokollet e vendosura.
Ku e përhapin? Në shtëpi. Ua përcjellin gjyshërve, prindërve, që s’kanë të njëjtin imunitet. Zbatueshmëria e rregullave nuk ka qenë 100%. Kjo ndodh kudo. Kur vale e dytë e epidemisë ka përparuar më shpejt, i kanë marrë masat gradualisht, dhe ne kemi ndjekur të njëjtën trajektore.
Për personat qe do të lëvizin për punë pas këtij orari, do të pajisen me autorizim përmes shërbimit të E-Albania.’, tha Manastirliu.