INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Masat lehtësuese për debitorët/ Rriten me 5% arkëtimet për 6 muajt e parë për këtë vit[VIDEO]

Masat lehtësuese për debitorët/ Rriten me 5% arkëtimet për 6 muajt e parë për këtë vit[VIDEO]

Publikuar më: 14:31 03-10-2018

Në 6 muajt e parë të 2018-ës janë rritur me rreth 5 % arkëtimet e energjisë elektrike, ndërsa niveli i humbjeve është ulur me gati 25 %. Shifrat bëhen të ditur për In News nga OSHEE, ndërsa thuhet se nuk kanë qenë vetëm kontrollet e OSSHE-së të cilat kanë ndikuar në uljen e humbjeve dhe rritjen e arkëtimeve. E përkthyer me shifra reale thuhet se rritja e arkëtimeve për 6 muajt e parë të këtij viti kapim vlerën e 1.5 miliardë më tepër se në vititn 2017. Në analizën e saj OSHEE thotë se një ndikim pozitiv në këtë proces kanë pasur edhe masat lehtësuese apo amnistitë e ndërmarra për shlyerjen e detyrimeve. Ky përmirësim i ndjeshëm i arkëtimit të faturave reflektohet në 2 kategoritë kryesore Familjar dhe Privat, ndërkaq kategoritë buxhetore/jo buxhetore vazhdojnë ende në performancë jo të mirë të pagesave. Ndërkohë, për faljen e këtyre detyrimeve aktualisht për shtresat në nevojë pagesa është 1200 lekë në muaj për këstin mujor dhe shtresat e tjera e kanë 2800 lekë/ muaj këstin. Një tjetër kategori janë edhe emigrantët që nëse e paguajnë gjithë detyrimin njëkohësisht OSHEE ju fal 70% të kamatvonesës. Nga kjo falje përfitoi një numër i konsiderueshëm emigrantësh që u kthyen për pushime në atdhe gjatë verë, çka ndikoi në rritjen e të ardhurave të këtij institucioni. Ndërsa për pensionistët nga falja e fundit që u ndërmor që nëse do të ishin korrekt do të falej gjithë kamatvonesa, përfituan jo pak, por 60 mijë pensionistë. Aktualisht në të gjitha zonat e vendit po vijon rinovimi i matësave të energjisë elektrike, ku janë 1 milionë abonentë.

 

Article Logic
Execution time: 0.0036358833312988