INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Masat për festat. “Blindohet” Shqipëria, 4500 policë në gatishmëri

Masat për festat. “Blindohet” Shqipëria, 4500 policë në gatishmëri

Publikuar më: 10:53 31-12-2016

Policia e Shtetit do të jetë më gatishmëri gjatë ditëve të festive deri më datën 4 Janar të vitit 2017. Policia ka njoftuar se në zbatim të planit të masave të hartuar me rastin e festave të fundvitit, ka kaluarnë shërbim të përforcuar që prej datës 20 dhjetor. Janë marrë masa shtesë për natën e ndërrimit të viteve, por edhe për ditët e para të vitit të ri, me qëllim garantimin e rendit dhe rritjen e sigurisë së jetës dhe pronës së qytetarëve. “Në këtë kuadër gjatë ditës së sotme dhe deri më datën 04.01.2017 do të ketë shtim të prezencës policore në të gjithë territorin e vendit. Në të gjitha Drejtoritë Vendore të Policisë në qarqe është stacionuar nga një grup i FNSH -së. Gjithashtu të gjitha akset kryesore rrugore do të patrullohen nga grupet e FNSH-së”-thuhet në deklaratën për media të policisë. Në kuadër të parandalimit të aksidenteve rrugore, në të gjithë territorin e vendit shërbimet e policisë rrugore do të jenë prezente. Në të gjitha Pikat e Kalimit të Kontrollit Kufitar janë marrë masat për shtim të sporteleve dhe të burimeve njerëzore.Në kufirin e gjelbër do të ketë patrullim të përbashkët mes Policisë Kufitare dhe Sektorit Kundër Narkotikëve dhe Trafiqeve në Drejtoritë Vendore të Policisë në Qarqe. Për monitorimin e situatës në gadishmëri janë edhe efektivët e Drejtorisë së Antiterrorit si dhe Njësia Operacionale Antiterrorizëm. Gjithashtu për çdo situatë të papritur, në gadishmëri janë edhe Forcat Speciale Renea dhe Forcat e Posaçme Operacionale. Për realizmin e këtyre detyrave gjatë 72 orëve, do të angazhohen në patrullim të territorit, gjithsej 4500 punonjës policie dhe konkretisht 2460 Patrulla të Përgjithshme.

“Bëjmë me dije se rreth një orë para momentit të ndërrimit të viteve në sheshet kryesore të qyteteve të vendit do të ketë prezencë të shtuar policore, të cilët do të monitorojnë festimet deri në shpërndarjen e banorëve që festojnë.Të gjitha këto shërbime menaxhohen dhe drejtohen nga grupe të drejtimit që janë ngritur dhe funksionojnë që prej datës 27.12.2016 – 04.01.2017 si në D.P.Shtetit, në çdo D.V.P dhe Komisariat policie gjatë gjithë 24 orëshit”-bën me dije Policia e Shtetit.Policia e Shtetit porosit edhe njëherë të Policia e Shtetit porosit edhe njëherë të gjithë prindërit që të mos lejojnë fëmijët të përdorin fishekzjarret pa praninë e tyre. Të gjithë drejtuesit e automjeteve, gjatë ditëve të festimit, të mos përdorin alkool në rast se do të qarkullojnë me automjetet e tyre, në të kundërt të përdorin automjetet e transportit publik. Të vendosin rripin e sigurimit, të mos përdorin aparatin celular dhe të mos qarkullojnë me shpejtësi tej normave të lejuara, si dhe drejtuesit e motoçikletave të vendosin kaskën mbrojtëse.
Me qëllim që nata e ndërrimit të viteve të kalojë pa probleme, Policia e Shtetit kërkon mirëkuptimin e të gjithë qytetarëve si dhe ndihmën e tyre për të denoncuar në kohë çdo paligjshmëri që mund të konstatojnë.

Article Logic
Execution time: 0.002608060836792