INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Masazh dhe prostitucion në një pikë, në pranga 3 gra në kryeqytet

Masazh dhe prostitucion në një pikë, në pranga 3 gra në kryeqytet

Publikuar më: 14:03 25-09-2018

Qendrat e estetikës janë kthyer në preferencë për të shërbyer për prostitucion në kryeqytet. Tre administratore qendrash masazhi janë arrestuar për veprat penale të “Shfrytëzim Prostitucioni” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”, si dhe një u shpall në kërkim. Pas 7 muajsh hetime, policia ka finalizuan operacionin policor të koduar “Extra Service” në kuadër të të cilit u bë arrestimi i shtetasve:
Njoftim i policisë:
“- H. D., 33 vjeç, banues në Tiranë
- A. M., 28 vjeçe, banuese në Tiranë
- L. Q., 34 vjeçe, banuese në Tiranë
si dhe është shpallur në kërkim shtetasi M.M., 43 vjeç, banues në Tiranë”.
Ndërkohë uniformat blu kanë zbardhur veprimtarinë e paligjshme që menaxhohej nga tre të arrestuarat, ndërsa po ndiqen penalisht në gjendje të lirë edhe 7 gra të tjera, të cilat mendohet se ushtronin prostitucionin.
Njoftimi i policisë:
“Ambientet e qendrave të masazhit që administronin, ata i vendosnin në dispozicion për të ushtruar prostitucion, vajzat e punësuara në to. Gjithashtu janë proceduar në gjendje të lirë 7 punonjëse në këto qendra, për ushtrim prostitucioni. Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale DVR, kamera vëzhguese, aparate celulare dhe 4 ambiente ku ushtrohej ky aktivitet. Materialet do t'i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme”.

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.0026497840881348