INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Masë drastike, spitalet që nuk plotësojnë standardet do të mbyllen[FOTO]

Masë drastike, spitalet që nuk plotësojnë standardet do të mbyllen[FOTO]

Publikuar më: 10:58 15-04-2019

Ministria e Shëndetësisë merr një masë të fortë, institucioneve shëndetësore që nuk kalojnë pragun e standardeve bazë do t’ju pezullohet aktiviteti. Këtë e bëri me dije ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu gjatë prezantimit të projektligjit të ri të kujdesit shëndetësor në Komisionin e Shëndetësisë në Kuvend.

Projektligji i ri përcakton për herë të parë një lidhje organike mes procesit të akreditimit dhe licensimit të institucioneve shëndetësore publike dhe jopublike.
“Plotësimi i standardeve bazë të akreditimit do të jetë kriter për mbajtjen e licensës për ushtrimin e veprimtarisë së institucioneve shëndetësore. Pas marrjes së licencës, të gjithë aktivitetet private do t’i nënshtrohen procesit të akreditimit dhe plotësimit të standardeve bazë dhe në rast mosplotësimi të tyre do të revokohet licenca”, sqaroi Manastirliu.
Ndërsa ajo lajmëroi dhe ngritjen e dy organeve të rëndësishme këshillimore pranë ministrisë.
“Këshillit Kombëtar i Shëndetësisë dhe Këshilli Kombëtar i Pacientëve do të jetë pjesë e vendimmarrjes në hartimin e strategjive dhe programeve kombëtare të shëndetësisë, në ndryshimet ligjore dhe në përcaktimin e politikave prioritare shëndetësore”, theksoi Manastirliu.

ogert.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0024480819702148