Noizy ka qenë mashkulli i fundit, për të cilin Enca përflitej shpesh në media se ishte në një lidhje.
Por pas ndarjes, këngëtarja u duk sikur u fokusua më shumë në muzikë. Që atëherë solli projekte të reja, duke i qëndruar besnike të njëjtit ekip. Pjesë e tij është edhe grimieri i njohur Arbër Bytyqi i cili kujdeset për make up-in e 22 vjeçares. Arbri mbrëmjen e kaluar kishte ditëlindjen dhe në mesin e miqve të ftuar ishte edhe Enca. Kjo e fundit madje e cilësoi grimierin si mashkullin më seksi.