INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mashkulli me të cilin dilni iu kërkon vazhdimisht këto 5 gjera? Mos bëni gabim t’ia jepni

Mashkulli me të cilin dilni iu kërkon vazhdimisht këto 5 gjera? Mos bëni gabim t’ia jepni

Publikuar më: 20:56 03-02-2018

Pjesët private të femrave janë shumë delikate, ne kurrë nuk duhet ta harrojmë këtë. Revista “Health” liston 5 gjëra që nuk duhet të bëni kurrsesi, edhe nëse mashkulli ju lutet.

Sepse vagina femërore është shumë delikate dhe kjo zonë shpesh pëson trauma, infeksion, acarim që mund të bëhen probleme serioze për shëndetin tonë!

 Prandaj bëni kujdes me këto gjëra:

Mos përdorni pajisje me avull

A ju kujtohet kur Gëyneth Paltroë nxorri në shitje online një pajisje me avull për zonat intime? Ama gjinekologët nuk e rekomandojnë këtë praktikë. Hilda Hutcherson, gjinekologe amerikane, tha: “Kjo është një metodë që shumë grave u shkakton eksitim, pasi nxehtësia mund të rrisë rrjedhjen e gjakut. Por nëse shkojmë shumë afër avullit mund të përfundojmë duke u djegur”.

Ajo shton se lagështia e avullit mund të rrezikojë pjesët tona private dhe të shkaktojë infeksione.

Mos lejo që dielli të arrijë në pjesët intime

Shailene Ëoodley tregoi histori për ato raste kur ekspozoi pjesët e saj intime në diell për t’u pasuruar me vitaminë D.

Mjekja tha se kjo praktikë rrit rrezikun e kancerit të lëkurës! Vitaminën D mund ta merrnie dhe me shtojca ushqimore.

Dhe mendoni se çfarë ndodh nëse ju e digjni veten në atë zonë, imagjinoni dhimbjen!

Mos fusni ushqime

Disa gra përdorin përbërës të tillë si krem, ëmbëlsira etj, për t’i dhënë një shije shtesë zonës intime para seksit. Ekspertët këshillojnë të mos futni asgjë që nuk mund të hiqet lehtësisht, sepse nëse diçka mbetet në të, pH mund të mos jetë i balancuar dhe mund të lindin infeksione.

Dushe të brendshmeDushi vaginal është gjithmonë një ide e keqe, sepse ai prish ekuilibrin natyror të zonës. Larja shumë e shpeshtë rrit rrezikun e infeksioneve.

Piersing

Ata mund të jenë të sigurt nëse ato bëhen sipas të gjitha rregullave të higjienës, por ato janë potencialisht një rrezik për shëndetin tonë. Pa harruar se ato gjithashtu mund të shkaktojnë incidente të pakëndshme gjatë marrëdhënieve seksuale

Article Logic
Execution time: 0.0033631324768066