Mesa duket nuk është më e vërtet që femrat nuk i rezistojnë dot një mashkulli të bukur.
Shkencërisht, kjo teori bie poshtë. Meshkujt që kanë më shumë sukses me femrat, janë ata që kanë vetëbesim të madh. Studimi i kryer nga “Psychological Science” zgjodhi 96 meshkuj nga shtete të ndryshëm dhe 103 femra. Si përfundim: Rezultoi se femrat tërhiqeshin më shumë nga meshkujt me vetëbesim të lartë, dhe pamja e tyre nuk kishte rol. Ky studim nxori një tjetër rezultat: meshkujt e pashëm janë më të prirur që të tradhëtojnë partneret e tyre. Sipas femrave, më shumë rëndësi ka që mashkulli të jetë zemërmirë, sesa tërheqës.
Pra dalim në shprehjen: “ Mbi të gjitha, zgjodha njeriun”.