INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Mashtrimi mizor me kancerin. Stop produkteve që “gjoja” shërojnë sëmundjen [VIDEO]

Publikuar më: 16:24 26-04-2017

Autoritetet shëndetësore amerikane u kanë kërkuar kompanive që të heqin nga tregu mbi 65 produkte që shiten në mënyrë të paligjëshme duke pretenduar se trajtojnë dhe parandalojnë kancerin. Administrata amerikane e ushqimit dhe drogës e ka quajtur "mashtrim mizor" atë që këto kompani p obëjnë me konsumatorët e dëshpëruar duke premtuar kurimin e sëmundjes. Agjencia paralajmëroi 14 kompanitë që po shesin këto produkte në mënyrë të paligjshme. Produktet e përfshira në këtë goditje shiten në treg në formën e ilaçeve, kremrave, vajrave, shurupeve dhe çajit. Autoritet shëndetësore thonë se zakonisht ato tregtohen dhe shiten në internet, veçanërisht në platformat e mediave sociale si Facebook dhe Instagram. Ekspertët deklarojnë se konsumatorët nuk duhet të përdorin këto produkte të pa aprovuara, sepse ato janë të pasigurta dhe të pakontrolluara nga utoritetet përkatëse. Marrja e tyre mund të parandaloj një person që të kërkojë një diagnose ose trajtim të përshtatshëm të sëmundjes. Sipas ekspertëve disa nga produktet që duhet të hiqen nga tregu përmbajnë përbërës që vetë mund të shkaktojnë dëm te konsumatorët.

Article Logic
Execution time: 0.0037240982055664