Stafi i ‘’Për’puthen’’ bashkë me një numër të ish-konkurrentëve prej javësh kanë organizuar një tour nëpër qytete të Shqipërisë, përfshi edhe Prishtinën dhe Tetovën ditët e fundit.
Krahas audicioneve qëllimi i tourit ishte edhe takimi i fansave me personazhet e tyre të preferuara nga programi.
Por jo të gjithë morën pjesë, njëri nga ta që nuk u pa në asnjë nga qytetet ishte Eri.
E duket se ish-konkurrenti u ka munguar fansave të tij që përmes rrjeteve sociale e kanë pyetur se pse nuk iu bashkuar tourit të programit.
Përgjigja e tij ishte e ashpër dhe shumë befasuese duke hedhur akuza për mashtrim.
‘’Unë nuk i bashkohem mashtruesve që këtej duan të mashtrojnë popullin dhe këtej bëjnë sikur i duan’’, ka shkruar Eri.
Ish-konkurrenti, i cili u përjashtua nga programi përshkak të një konflikti fizik brenda, njihet për deklaratat e tij që shpesh zgjojnë pluhur dhe kësaj radhe nuk dihet nëse e kishte me konkurrentët apo produksionin, apo me të dyja bashkë.