INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mashtruan me ilaçet, administratori dhe punonjësit dërgohen për gjykim

Mashtruan me ilaçet, administratori dhe punonjësit dërgohen për gjykim

Publikuar më: 10:57 01-05-2016

Prokuroria e Tiranës, ka mbyllur hetimet në lidhje me skemën mashturese të ilaçeve, dhe pas hetimeve të kryera, ka dërguar për gjykim, administratorin e “Omega Pharma”, Nadir Çausholli dhe 3 punonjës të kompanisë së tij, Arjola Piperaj, Laureta Kushova dhe Blerina Qatja.

Sipas hetimit të Prokurorisë Tiranë, rezulton se “Omega Pharma” ka shpërndarë receta të falsifikuara tek farmaci të ndryshme dhe të pandehurit i kanë paraqitur recetat për rimbursim tek Fondi Rajonal i Kujdesit Shëndetësor Tiranë, duke përfituar në mënyrë të paligjshmë shumën prej 2.2 milion Eurosh.

Article Logic
Execution time: 0.0038809776306152