INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Maska ideale për një fytyrë të lodhur

Maska ideale për një fytyrë të lodhur

Publikuar më: 17:16 27-11-2016

E përshtatshme për të gjitha llojet e lëkurës.

Kjo maskë është e thjeshtë, e shpejtë dhe efektive. Ja si mund të përgatisni maskën me kafe:

Ju duhet:

½ filxhan kafe

½ pluhur kakaoi

1 filxhan qumësht pa sheqer

1 lugë e vogël lëng limoni (për lëkurë të thatë, provoni vaj ulliri ose bajame)

1 lugë e vogël mjaltë (për lëkurë me puçrra përdorni vaj ose lëng limoni)

Përgatitja: Në një enë të thellë përzieni kafën me kakao, shtoni qumështin dhe e përzieni deri sa të krijohet një lloj paste. Më pas shtoni lëngun e limonit dhe mjaltin. Aplikoni në lëkurë të thatë dhe mbajeni deri në 20 min. Pjesën e mbetur e ruani në frigorifer për 3 ditë.

Përfitimet e përbërësve:

Kafeja redukton inflamacionin, skuqjen dhe shfaqjen e rrathëve të zi nën sy.

Kakao pluhur- është burim i mirë si antioksidant. Përmban nivele të larta të squlfurit që ndihmon në largimin e puçrrave në fytyrë.

Qumështi – thuhet se Kleopatra është larë në qumësht për t’i dhënë lëkurës së saj shkëlqim. Qumështi zbut lëkurën.

Lëngu i limonit –përmban vitaminë  C dhe i jep fytyrës shkëlqim. 

Article Logic
Execution time: 0.0039081573486328