Një masakër e vërtetë ka ndodhur në një shkollë fillore. Një burrë ka goditur me thikë 20 nxënës në Pekin. Sipas mediave lokale tre prej fëmijëve raportohen me plagë serioze.
Sulmi ndodhi të martën rreth orës lokale 11:15 në lagjen Xicheng të qytetit.
Tre fëmijët që morën plagë të rënda, janë në gjendje të qëndrueshme dhe dëmtimet e tyre raportohen të jenë jo-kërcënuese për jetën.
Autoritetet kanë arrestuar agresorin dhe po punohet për zbardhjen plotë të kësaj ngjarje.