INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Masturboheni vazhdimisht, e keni pyetur ndonjëherë veten nëse është e dëmshme? Si përgjigjet mjeku andolog...

Masturboheni vazhdimisht, e keni pyetur ndonjëherë veten nëse është e dëmshme? Si përgjigjet mjeku andolog...

Publikuar më: 19:15 19-02-2018

“Masturbimi është një procedurë të cilën mashkulli do ta kalojë. Gjithë meshkujt në moshën e pubertetit dashur pa dashur do ta kalojnë këtë moment. Edhe femrat masturbojnë, por tek meshkujt është me e theksuar. Pra, nëse themi që 40% e femrave arrijnë të masturbojnë, 95% e meshkujve kanë masturbuar të paktën njëherë. Ne këtë e konstatojmë sidomos në moshën e pubertetit dhe themi që është pjesë e zhvillimit seksual të mashkullit. Madje, ne themi ndonjëherë, nëse djali nuk masturbohet, mund të ketë probleme të në ardhmen”, thotë mjeku Evin Dani.

Ndryshe nga para shumë vitesh, ku konsiderohej si patologji dhe gjithë literatura e asaj kohe, mjekët, psikologët bënin një luftë të madhe për ta parandaluar masturbimin. Bëheshin studime nëpër shkolla, udhëzoheshin prindërit mos t’i linin fëmijët të masturboheshin se kjo çonte në humbjen e “lëngut të jetës” spermës dhe do i dëmtojë këta meshkuj nga ana intelektuale (mund të bëheshin budallenj).

Ka qenë një luftë e madhe për t’i ndaluar meshkujt të masturbojnë, por që normalisht nuk u arrit.

Mandej u vërtetua që të gjithë meshkujt masturbonin dhe me kalimin e kohës u arrit në konkluzionin se masturbimi është pjesë normale e jetës.

Një mashkull i cili nuk ka një partnere, ne këshillojmë më mirë të arrijë të masturbojë sesa të shkojë në partnere të cilat mund të jenë të dyshimta dhe ta rrezikojnë për infeksione seksualisht të transmetueshme.

Por, çfarë ndodh?! Nëse një mashkull do të jepet shumë pas masturbimit dhe dashje pa dashje të vazhdojë të masturbojë duke lënë marrëdhëniet seksuale, këtu kemi një devijim në të kundërt dhe duhet me e parë këtë rast. Unë personalisht, gjatë punës time kam parë disa raste të cilëve u ishte bërë dominante marrëdhënia e masturbimit, shkruan shëndeti.com.al. Njëri nga ata çohej çdo ditë në orën 5 të mëngjesit për këtë, dhe megjithëse ishte në moshën 35-36 vjeç, nuk kishte ndërmend të martohej apo të krijonte një marrëdhënie me një partnere. Këtu sigurisht kemi devijim të asaj që themi se masturbimi është diçka normale. Pra jo në këtë raste, në raste të tjera ne themi që masturbimi nuk ka pse të ndalohet, madje mund të rekomandohet.

Article Logic
Execution time: 0.0026729106903076