Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme ku një nënë 22 vjeçare nga Saranda ka braktisur foshnjën e saj në Burrel. Nëna e re po udhëtonte drejt qytetit të Matit, dhe ka braktisur foshnjën e saj 5 muajshe, duke ia lënë një gruaje në furgon për kujdesur për pak minuta, pastaj është zhdukur duke mos u kthyer më. Gruaja e ka dorëzuar foshnjën në polici dhe më vonë është kujdesur shërbimi social për të. Sipas dëshmisë së gruas që ka mbajtur fëmijën, gruaja ka qenë e panjohur prej saj dhe dyshon se është nga Saranda. Ndërkohë policia është vënë në kërkim të nënës, gjithashtu ka marrë në pyetje shoferin e fugonit të linjës Burrel-Klos.