INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
MAT! ‘Serkan’ propozon ‘Edën’ nga Maldive? Ja FOTOT që “çmendën” publikun!

MAT! ‘Serkan’ propozon ‘Edën’ nga Maldive? Ja FOTOT që “çmendën” publikun!

Publikuar më: 09:26 21-04-2021
Dje, doli lajmi se yjet Hande Erçel dhe Kerem Bürsin po pushojnë në Maldive.
 
Një gazetë turke ka shpërndarë foton e parë të aktorëve të dashur të ekranit dhe raportoi se u mor nga fansat e tyre në Maldive dhe u shpërnda në mediat sociale.
 
Në fakt, fotografia nuk ishte me të vërtetë e qartë dhe mund të ishte marrë nga çdo çift në çdo restorant në botë, por siç thotë shprehja e famshme ‘Nuk ka tym pa zjarr’
 
Më vonë, Kerem Bürsin ka shpërndarë pamje në instastory ndërsa  ishte në një varkë në mes të detit dhe ai ishte i rrethuar me ishuj që të lënë pa frymë. Bürsin shkroi  ‘Getting Lost’

 
 
Dhe sot, Hande Erçel ka konfirmuar se dyshja janë të dy në Maldive kur ajo ndau një foto mahnitëse të realizuar afër detit në perëndim të diellit, dhe ajo etiketoi resortin në të cilin po qëndron, Ayada Maldive.
 
Arratisja e aktorëve në vendin më romantik shkaktoi një furi mes fansave të tyre, të cilët komentuan se Kerem dhe Hande janë pothuajse të gatshëm të shpallin lidhjen e tyre zyrtarisht me botën.
 
Fansat e çiftit menduan nëse Kerem ishte ai që bëri fotografinë e Handes në muzg.
 
Pra, a do të ndodhë tani në Maldive? Dhe a po presim një propozim? Le të presim dhe të shohim.
Article Logic
Execution time: 0.002208948135376