INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mateo Salvini dëbon shtetasin kosovar nga Italia: ‘’Larg ju që dëshironi të sillni luftë’’

Mateo Salvini dëbon shtetasin kosovar nga Italia: ‘’Larg ju që dëshironi të sillni luftë’’

Publikuar më: 20:36 08-08-2019

Një shtetas shqiptar i Kosovës është dëbuar nga Italia për shkak të dyshimeve se ishte mysliman ekstremist.

Lajmin e bën me dije ministri i Brendshëm i Italisë, Matteo Salvini përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Unë firmosa dekretin e dëbimit për një kosovar 43 vjeçar, M. M., banor pranë Sienës, përkrahës i një qendre kulturore islamike dhe konsiderohet e rrezikshme për sigurinë e vendit.

Larg nga italia ju që dëshironi të sillni luftën në shtëpi!”, shkruan Salvini në rrjetet sociale.

Article Logic
Execution time: 0.0037357807159424