Pas humbjes të kontestuar javën e kaluar kundër Juventus, Milan rikthehet tek fitorja.
Kuqezinjtë kanë kaluar me rezultat minimal 1-0 Genoan dhe janë ngjitur në kuotën e 53 pikëve në klasifikim. Kjo fitore merr një rëndësi të dyfishtë pasi shkurton diferencën në -2 me kushërinjtë e Inter, të cilët u ndalën në fushën e Torinos në një barazim 2-2. Skuadrës së Montella-s I mjafton një gol i bukur me parabolë nga kiliani Mati Fernandez në minutën e 33-të, i cili mund portierin Lamanna. Ndeshje shumë e dobët nga Genoa, e cila nuk bën gjë tjetër veçse mbrohet për gjithë ndeshjen dhe mbetet ne vendin e 16-të në një sezon për t’u harruar.