Manchester United kompletoi blerjen e Nemanja Matic nga Chelsea, duke zyrtarizuar rikthimin e futbollistit serb nën urdhrat e trajnerit Mourinho.
Mesfushori energjik mori një dhuratë të bukur për ditëlindje nga agjenti i tij, që shmangu burokracitë e fundit për të dërguar lojtarin ballkanas në “Old Trafford”, në një marrëveshje 40 milionë paund.
Nemanja Matic pranoi kontratën 3-vjeçare të ofruar nga United duke u larguar nga blutë e Londrës me të cilët luajti 121 ndeshje duke shënuar dhe 4 gola. Rol vendimtar në ndërrimin e fanelës së futbollistit të kombëtares pati pashmangshmërisht trajneri portugez Jose Mourinho, pasi ishte pikërisht ai që e kërkoi Matic te Chelsea dhe tani te “Red Devils”.
“Nemanja është një futbollist i Manchester United dhe i Murinho. Ai përfaqëson gjithçka në duam te një lojtar, besnikërinë, qëndrueshmërinë ambicien dhe shpirtin e skuadrës. Nuk do ta kishim këtu nëse nuk do kishte dëshirë dhe dua ti uroj mirëseardhjen numrit tonë të ri 31”, tha trajneri i “Djajve të kuq”.