Në provimin e vjeshtës së maturantëve nuk do të futen jo vetëm maturantët që rezultojnë ngelës, por edhe maturantët e vjetër që duan të konkurrojnë për në universitet si dhe ata që vijnë nga jashtë vendit. Për ta, është përcaktuar nja fashë kohore që nis në fund të muajit gusht deri më 6 shtator.
Ndryshe nga Maturat e viteve të shkuara, janë katër provime gjithsej, që do të japë ky brez e në vazhdim. Përveç tri provimeve me detyrim, do të jetë vetëm një lëndë fakultative që maturantët e kanë caktuar në formularin A1/A1Z.
Në sesionin e dytë do të ketë çdo tri ditë provime. Ato nisin me Gjuhën e huaj më 27 gusht, e cila ndiqet nga Gjuha shqipe e Letërsia në datën 30, Matematika në 3 shtator dhe tri ditë më vonë provimi i vetëm me zgjedhje.