Të gjithë maturantët të cilët nuk kaluan në Provimet e Maturës shtetërore 2019, kanë mundësinë e dhënies së provimeve në sezonin e vjeshtës.
Nga fundi i muajit gusht dhe deri në 6 shtator, maturantët të këtij viti, ato të viteve të kaluara ose që vijnë nga jashtë vendit, do kenë mundësi të japin provimet.
Datat e provimeve si më poshtë:
Gjuhë e huaj 27 gusht
Gjuhë shqipe dhe Letërsi 30 gusht
Matematikë 3 shtator
Provim me zgjedhje 6 shtator
Sistemi i vlerësimit do të jetë njësoj, ku pyetjet me alternativë do të korrigjohen në mënyrë elektronike, ndërsa pyetjet me shtjellim ose esetë do të kalojnë në dy duar korrigjuesësh