INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Maturantët e verilindjes drejt universiteteve të Maqedonisë dhe Kosovës! Arsyet...[VIDEO]

Publikuar më: 13:25 06-10-2017

Fenomeni i largimit të maturantëve jashtë vendit për të ndjekur studimet universitare po kthehet në një problematikë shumë serioze. Në 2014 u vendos nga Ministria e Arsimit mbyllja e filialit të Universitetit të Durrësit, që ishte në Peshkopi dhe të atij të Universitetit të Tiranës që ishte në Kukës. Për këtë arsye maturanët që s’kanë shumë mundësi financiare janë drejtuar tek universitetet e Maqedonisë. Kryesishit atij të Tetovës dhe Strugës. Por dhe në Prishtinë kanë shkuar për studime shumë të rinj nga veriu i Shqipërisë. Ekpertë thonë se ata i favorizon afërsia gjeografike dhe tarifat e ulta, në krahasim me ato në Shqipëri. Pasi siç dhe dihet në 4 vitet e fundit tarifat në vendin tonë kanë pësuar rrritje dhe kryesisht cikli i dytë i studimeve master varjon nga 120 mijë deri 300 mijë lekë. Nëse nuk përfundon të dy ciklet e studimit është shumë e vështirë të punësohesh ndaj dhe maturantët janë të detyruar të ndjekin dhe studimet master.

Po kështu dhe filiali i Universitetit "Fan Noli" të Korçës, që ishtë në Pogradec është mbyllur dhe shumë të rinjtë të këtij qyteti i janë drejtuar Universitetit të Strugës, pasi iu duhet vetëm 30 minuta rrugë për të ndjekur studimet.

Article Logic
Execution time: 0.003777027130127